Helmimi masiv, pezullohet aktiviteti i rrobaqepsisë në Durrës

schedule12:30 - 30 Janar, 2019

schedule 12:30 - 30 Janar, 2019

Rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit mbetet shkaku që 40 gra të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit përfunduan në urgjencë. Inspektoriati Shteteror Shendetesor ka pezulluar përkohësisht punën në fasoneri pasi nuk plotesonte kriteret e duhura  për të ushtruar aktivitetin.

Nga verifikimet e kryera në godinën e fasonerisë në Fllakë të Durrësit rezulon që shkak për helmimin masiv është bërë rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit. Të gjitha gratë që ndodheshin në repartin e hekurosjes përfunduan në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit. Vetëm 7 nga 40 punonjëse u hospitalizuan.  Por asnjëra prej tyre nuk ka rrezikim për jetën.

Për të konfirmuar dyshimet mjekët kanë dërguar për në laborator analizat, rezultatet e të cilave pritet të dalin pas 45 ditëve.  Grupi hetimor për të sqaruar rrethanat mori në pyetje drejtuesit  e rrobaqepsisë dhe disa prej punëtoreve te helmuara.

Referuar konstatimeve të Drejtorisë Shëndetit Publik për subjektin i cili nuk plotësonte kriteret për ushtrimin e aktivitetit Inspektoriat Shtetëror Shëndetësor ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të punës në fasoneri. Ky është rasti i tretë, që punonjëset rrobaqepsitë në Durrës përfshihen nga helmimi masiv. Vitin e kaluar u regjistruan dy raste të ngjashme të helmimit masiv në Shkozet dhe Shijak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!