Në spitalin rajonal të Shkodrës janë paraqitur gjatë fundjavës për të marrë ndihmë mjekësore rreth 60 nxënës të Postribës, të cilët u helmuan pasi konsumuan ushqime në një fas-food pranë shkollës. Aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve 14 nxënës, 13 prej të cilëve ndodhen tek pediatria dhe një tjetër tek infektivi.
Ditën e sotme pritet të zhvillohet një takim në prefekturën e Shkodrës me përfaqësues të drejtorisë arsimore dhe të shëndetit publik për të diskutuar për rastin e helmimit të nxënësve të Postribës.
Ndërsa pritet përgjigja e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe e AKU-së për të zbuluar shkakun e helmimit të fëmijëve./ABC News Albania 24/7

