Helmimi i ish-spiunit/Trump mendon të dëbojë diplomatët rusë nga SHBA

schedule12:28 - 25 Mars, 2018

schedule 12:28 - 25 Mars, 2018

Pas disa vendeve të Bashkimit Europian edhe administrate e presidentit amerikan Donald Trump mendon të dëbojë diplomatë rusë nga vendi. Ky vendim vjen në mbështetje për Britaninë që akuzon Moskën për sulmin me substancë kimike ndaj ish spiunit rus.

Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të dëbojë shumë diplomatë rusë në përgjigje të helmimit, me një agjent nervor, të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, që ndodhi më 4 mars në Salisbury të Britanisë së Madhe. Lajmi është raportuar nga media ndërkombëtare Bloomberg që citon burime të mirë-informuara: presidenti amerikan, me sa duket, ka pranuar rekomandimet e këshilltarëve, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Të njëjtat burime shtuan se dëbimet do të shpallen pasditen e së hënës.

Megjithatë, është theksuar se vendimi i Trump mund të mos jetë përfundimtar. Presidenti amerikan është gati të veprojë, por ai dëshiron të jetë i sigurt se aleatët europianë do të marrin pasa më të ashpëra kundër Rusisë përpara se të lëshojnë dekretin kundër diplomatëve.

Sipas burimeve të Bloomberg, Trump ka diskutuar për këtë çështje me ambasadorin amerikan në Rusi, John Huntsman, sekretarin e thesarit Steven Mnushin, sekretarin e tregtisë Ëilbur Ross, ministrin e drejtësisë Jeff Sessions, atë të mbrojtjes James Mattis, drejtorin e inteligjencës kombëtare Dan Coats, këshilltarin për sigurinë kombëtare në largim McMaster dhe disa zyrtarë të tjerë.

Ndërkohë, Bashkimi Europian ka thirrur ambasadorin e sajë në Moskë dhe ka për qëllim të shprehë një linjë të ashpër ndaj Rusisë. Ndërsa 5 shtetet europian, Franca, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituani janë të gatshëm që të dëbojnë diplomat të Kremlinit nga vendet e tyre. Këto vendime vijnë në mbështetje të Britanisë që akuzon qeverinë e Moskës se qëndron prapa sulmit t ëish spiunit Skripal. Për këtë qeveria e Londrës dëboi 23 diplomatë rusë dhe vendosi sanksione të ashpëra. Në kundërpërgjigje, Rusia mohon përfshirjen në sulm dhe thotë se do të largojë diplomatë të Britanisë nga vendi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!