Helmimi i ish-agjentit rus/Lavrov: Rusia është e pafajshme

schedule13:49 - 13 Mars, 2018

schedule 13:49 - 13 Mars, 2018

Rusia i është përgjigjur ultimatumit të kryeministres Britanike Tereza Mej lidhur me dhënien e detajeve për helmimin e ish-spiunit rus. Ministri i jashtëm thotë se Moska është e pafajshme dhe ofroi bashkëpunim në hetime.

“Rusia është e pafajshme dhe e gatshme të bashkëpunojë lidhur me hetim për helmimin e ish-spiunit rus Sergej Skripal dhe të bijës nëse Mbretëria e Bashkuar do të respektojë detyrimet ndërkombëtare”. Kështu është shprehur ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov në një konferencë për shtyp. Më herët kryeministrja britanike Theresa May i dha kohë Moskës deri mesnatën e së mërkurës për të dhënë shpjegime për helmimin, në të kundërt Londra ka premtuar masa ndëshkuese.

Lavrov ka nënvizuar që Moska ka “dërguar një kërkesë zyrtare për qasje në hetime në mënyrë që ekspertët e Kremlinit të testojnë conform Konventës për armët kimike”. “Deri më tani kërkesa është injoruar nga pala Britanike”, theksoi shefi i diplomacisë ruse. Ndërsa më tej ai shton: “Në vend që të vendosë ultimatum, londra duhet të respektojë detyrimet e sajë ndërkombëtare.

Ndërkohë, përveç deklaratës, ministri i jashtëm Lavrov thirri ambsadorin britanik në Moskë për konsultime lidhur me akuzat e kryera nga May. “Rregullat e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike OPAC i lejojnë Mbretërisë së Bashkuar që t’i dërgojnë një kërkesë Rusisë lidhur me komponentin kimik të dyshuar dhe të presin një përgjigje brenda 10 ditëve”, shpjegoi më tej Lavrov. Nëse përgjigja nuk është e kënaqshme, atëherë Londra mund të prezantojë një ankesë në Këshillin Ekzekutiv të Organizatës dhe në shtetet anëtare të Konventës.

Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia 33 ndodhen në një spital të Britanisë në gjendje të rëndë që kur u gjetën pa ndjenja në Salisburi, më 4 mars. /abcnews.al