Helmimi i banorëve në Dibër/ Flet Shefja e Urgjencës: Rastet kanë qenë të lehta, ja cilat ishin simptomat

schedule13:27 - 9 Tetor, 2024

schedule 13:27 - 9 Tetor, 2024

Shefja e Urgjencës në Spitalin Rajonal Dibër, Neada Hoxha ka folur për situatën aktuale të banorëve të helmuar nga uji. Ajo tha se rastet e ardhura kanë qenë me forma të lehta, të vjella dhe diarre.

Sipas mjekes, fluksi ditën e parë ka qenë më i shtuar, ndërsa aktualisht ka pësuar një rënie, pasi totali i të rriturve dhe fëmijëve janë 28 raste.

“Në urgjencën e Spitalit Rajonal Dibër janë paraqitur brenda këtyre tre ditëve rreth 200 raste të rritur dhe fëmijë. Raste të ardhura kanë qenë kryesisht kanë qene forma të lehta, të përziera, të vjella, diarre, por është zbatuar protokolli përkatës në bazë të shenjave klinike.

Fluksi ditën e parë ka qenë i shtuar, dje ka pësuar një rënie, aktualisht deri në këto momente totali i të rriturve dhe fëmijëve janë 28 raste. Këto janë raste të formave të lehta, pas mjekimit që kanë marrë në urgjencë, janë pajisur me trajtim ambulator.

Gjithashtu, ju bëj thirrje mjekëve të familjes, që të ndjekin këto raste, pasi janë forma të lehta, të mos paraqiten në Spitalin Rajonal Dibër, pasi nuk ka ndonjë gjë shqetësuese”, u shpreh Hoxha.

Më herët, Prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu tha se nga analizat e kryera, ka rezultuar se uji i kanalit të Sopanikës kishte ngarkesë të lehtë mikrobike. Ai theksoi se uji në burim ka dalë i rregullt dhe se është bërë një pastrim dhe dezinfektim i depove në fshatrat e banorëve që paraqitën shqetësime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!