Doktor Erko Prifti ishte i pranishëm në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku tha se dhuna apo vrasja e kafshëve ende në 2020 është jashtë çdo logjike.
Sipas doktorit, me një strategji të mirë mund të zgjidhen shumë probleme dhe Gjirokastra turistike nuk duhet bërë shembull negativ në televizione.
“Mjafton të jesh person logjik, jo një person kafshë-dashës. Një kafshë e pa rrezikshme pse duhet vrarë? Unë këtë nuk kuptoj. Pse duhet Gjorkastra një vend shumë i bukur turistik të bëhet shembull negative për të gjithë televizionet? Mendoj që me një strategji të mirë zgjidhen shumë probleme. U tensionova kur pashë pamjet e helmimeve”.
Ndërkohë Ermali e pyet doktor Erkon nëse Covid 19 e mbartin kafshët apo transmeohet nga njeriu tek kafshët dhe ansjelltas.
“Për sa kohë nuk ekziston një test specifik për kafshët, nuk mund të them si mjek nëse rreziku ekziston apo nuk ekziston. Të merrem me legjenda urbane në këtë emision është jo e drejtë sepse për të githë ata që na shikojnë do përhapim panik të panevojshëm apo të jap një informacion jo të drejtë, mendoj se nuk është me vend”.