Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet në Ngushticën e Hormuzit, shpëtohen dy anëtarët e ekuipazhit

schedule08:45 - 9 Qershor, 2026

schedule 08:45 - 9 Qershor, 2026

Një helikopter ushtarak amerikan i tipit Apache është rrëzuar në Ngushticën e Hormuzit, sipas një raportimi të gazetës prestigjioze The New York Times.

Sipas burimeve, dy anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar shëndoshë e mirë pas rrëzimit, megjithëse nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore apo mënyrën se si u realizua operacioni i shpëtimit.

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta. Raporti thekson se nuk dihet nëse helikopteri u godit nga zjarri iranian, pësoi një defekt mekanik apo u përball me një problem tjetër teknik ose operacional gjatë fluturimit në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit.



Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e rrëzimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!