Helikopteri i NATO-s përplaset në brigjet greke, një i vdekur dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur

schedule10:21 - 1 Maj, 2020

schedule 10:21 - 1 Maj, 2020

Një trup i pajetë është gjetur  këtë të premte dhe pesë të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur, pas rrëzimit një ditë më parë të një helikopteri ushtarak kanadez të NATO-s në Detin Mesdhe në brigjet e Greqisë.  HMCS Fredericton, duke marrë pjesë në Sigurimin e Operacionit të NATO-s që synonte forcimin e sigurisë në Evropën Qendrore dhe Lindore, humbi kontaktin me një helikopter Ciklon CH-148 gjatë një stërvitje.

Kryeministri, Justin Trudeau kanadez në një konferencë shtypi është shprehur se të gjithë janë heronj dhe ansjëri prej tyre nuk mund të zëvendësohet.  Nga ana tjetë ministri i Mbrojtjes Harjit Sajjan, ka bërë me dije se akoma nuk kanë asnjë informacion në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Gjenerali Jonathan Vance, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, është shprehur se kishte një fushë të mbushur me mbeturina, në një zonë të detit Jon, ku u rrëzua helikopteri.

“Ne nuk do të lëmë asnjë gur të paprekur, për kërkimin e të mbijetuarve”, ka thanë Sajjan, në një intervistë për mediat.   “Për fat të keq kjo është një ngjarje e rëndë dhe një shembull tjetër i rreziqeve me të cilat përballen gratë dhe burrat e ushtrive çdo ditë.”

Mediat e huaja ndër të tjera raportojnë se Vance tha se trupi që është gjetur deri më tani është ai i efektives Abbigail Coëbrough. Tanya Coëbrough, nëna e Abbigail, në një postim në facebook shkruante: “Asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë.”

“Unë jam i thyer dhe i dërrmuar” shkroi Shane Coëbrough, babai i Abbigail, në Facebook. “Nuk kam fjalë. Më bëre përgjithmonë krenar. Unë do të të dua gjithmonë, dhe do të më mungosh në çdo moment. Ti je drita e ndritshme në jetën time, që iku shumë shpejt.”

Ndërkohë në avion përveç viktimës ndodheshin edhe Mattheë Cousins, Kevin Hagen, Ian MacDonald, Maxime Miron-Morin dhe Mattheë Pyke, që vijojnë akoma të jenë të zhdukur./abcnews.al