Me maska dhe distancim social, artist dhe vizitorë u bashkuan në muzeun Historik Kombëtar për të shijuar ekpozitën e vizart.
Organizatori dhe kuratori i ekspozitës, Helidon Haliti, pranon se kjo ekspozitë do të mbahet mend gjatë, pasi dikur nuk i njihje njerëzit nga mjekra, ndërsa tani nga maska, pasi si artiste dhe vizitorë iu nënshtruan lojës së Covid-it
“E vetmja gjë është se nuk po e njoh dot, por jam i bindur se ka qenë edhe në ekspozita të tjera . Maska nuk ndalon të shikosh pikturën, sepse është te goja. Maskës së syve duhet t’i ruhemi fort”, është shprehur artisti.
Artisti ndër të tjera thotë se të gjithë i jemi nënshtruar lojës së Covid.
“Një organizim shumë i mirë, duke respektuar distancimin social, të gjithë me maska, ku u bëmë lojë e Covid 19. E cilësoni lojë pse? Gjithcka është një lojë e madhe. Më kujtohet një film. ku të gjithë miliarderët e botës ziheshin me njëri-tjetrin, që t’i merrnin lekët e të vrafërve dhe t’ia jepnin të psurve , ai i sheh me habi edhe thote është thjesht një lojë”, tha Haliti.
80 vite histori e vizatimit shqiptar, bëhet bashkë në një sallë të Muzeut Historik Kombëtar. Magjia e portreteve , kompozimeve dhe nudove krijuar nga Guri Madhi, Danish Jukniu , Ismail Lulani, Skender Kamberi, Gazmend Leka apo kjo nudo e krijuar nga Edi Hila, ndërthurur me krijimet e guximshme të fillim viteve 90 të Arben Bajos, Ardian Isufit, apo Mikel Temos.
Krahas vizatimeve , në sallën kryesore prezantohen edhe krijimet në akuarel nga mjeshtrat botërorë dhe shqiptar
“Ky është koleksoini i vizarti, ku simbolikisht kjo kullë pasqyron 4 vitet e ekzistencës së saj, por ky aktivitet do të vazhdoi në përjetësi”, ka thënë ai.
Vizitorët , thonë se u kanë munguar aktivitetet kulturore shumë.
“Them se janë kujtime më shumë se çështë bërë më pas. Sigurisht që na kanë munguar”.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri me 26 qershor në dy sallat e Muzeut Historik Kombëtar./abcnews.al