Helena Kadare nderohet me medaljen e “Mirënjohjes”, shkrimtarja: Prej 3 vitesh nuk e presim çmimin Nobel

schedule15:27 - 16 Tetor, 2020

schedule 15:27 - 16 Tetor, 2020

Në kuadër të muajit të Tetorit, dedikuar Librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i dorëzon shkrimtares Helena Kadare, një mirënjohje me motivacionin “Për librat e saj që me lirizëm edhe guxim, sjellin fatin karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.

Helena Kadare  e emocionuar falënderoj  të pranishmit  pasi ajo kujton kohët e vështira që po jetojmë.

“Kam shumë kohë që rri në një shtëpi në buzë të detit dhe kur ju pashë të gjithëve u emocionova”, u shpreh ajo.

Përkthimi për Helena Kadare ka qenë çmendje dhe gëzim shumë i madh, por bashkëshorti  i saj e mendonte kohë të humbur.

“Të gjithë librat që kam menduar se mund  t’i jap në shqip, i kam bërë me shumë dashuri. Më dukej  pamundur që librat që lexoja unë, të mos i lexonte edhe publiku. Nuk kam barë asnjë sakrificë që kam lënë veten time në hije për të bërë atë punë kolosale që ishte vepra e Ismailit”, u shpreh ajo.

Helena Kadare është autore e 7 vëllimeve, si “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Bashkëshortët” , libra që kanë në qendër jetën vajzërore, të nënës dhe bashkëshortes.

/abcnews.al/