Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

schedule13:56 - 11 Mars, 2026

schedule 13:56 - 11 Mars, 2026

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi e konsideron hekurudhën Tiranë-Durrës, projekt të rëndësishëm për vendin.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Karakaçi tha për mediat se do të merren 11.7 milionë euro hua nga BERZH për këtë investim.

Gjighashtu, u miratua projekti për sistemin e kanalizimeve në Durrës dhe dy shpronësime në Shkodër dhe Milot.



“Kemi 4 nisma. U miratua sistemi i kanalizimeve për qytetin e Durrësit. Ka vlerë 67 milionë euro. Me këtë projekt mbështetemi nga agjencia franceze e zhvillimit. U mor vendim për sa i përket hekurudhës Tiranë-Durrës, hua nga BERZH me vlerë 11.7 milionë euro. Ky është projekt që ka vlerë të rëndësishëm, kemi elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Kanë kaluar edhe dy vendime shpronësimi, një shtesë pronësimi në hyrjen e qytetin e Shkodrës dhe një shtesë shpronësimi në qytetin e Milotit.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!