Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Ministri kosovar: Projekt shumë i rëndësishëm për transportin e mallrave

schedule15:05 - 18 Qershor, 2024

schedule 15:05 - 18 Qershor, 2024

Studimi i fizibilitetit për gjurmën ku do të kalojë hekurudha Durrës-Prishtinë po shkon drejt fundit.

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu deklaroi se ndërsa projekti po detajohet janë ofruar disa donator për realizimin e tij. Parashikohet që projekti të jetë gati për realizim në terren në vitin 2025.

Projekti hekurudhor Prishtinë-Durrës, vlerësohet si një mundësi shumë e madhe e rritjes së shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë e Kosovës por edhe me vendet e rajonit

Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, parashikohet të ketë një kosto prej 700 milionë eurosh por më saktësisht pritet të përcaktohet pas përfundimit të studimit të fizibilitetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!