“HEC-et private prodhojnë 45% të energjisë në vend,” Shushku: Duhet të liberalizohet tregu

schedule13:28 - 5 Tetor, 2022

schedule 13:28 - 5 Tetor, 2022

HEC-et private, sidomos gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, kanë mbuluar 45 për qind të prodhimit të energjisë në vend, nga 70 për qind që mbulojnë hidrocentralet në vend. Aktualisht, në vend konsumohet energji e prodhuar nga KESH, energji e prodhuar nga HEC-e të vogla private si dhe energji e importuar nga jashtë.

Për këtë çështje u bisedua në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, ku të pranishëm ishin Anita Shushku kryetare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme (AREA), si dhe eksperti i energjisë Azmer Duleviç.

“Për kryetaren e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme (AREA) Anita Dushku ‘e mira më e madhe e liberalizimit të tregut do të ishte transparenca që ne do të kishim përsa i përket fluksit të energjisë, nga vjen dhe konsumohet apo ikën energjia, dhe atëherë do të kishim një çmim të vërtetë. Të gjitha këto shpenzime të panevojshme do të reduktoheshin dhe nëse do të ketë transparencë do të kishte një ulje të humbjeve në rrjet”.

“Nëse do të ishte investuar në diversifikimin, do të ishte lejuar drita jeshile, për të bërë këtë investime, liberalizimi I tregut do të ishte utopi nëse do të ishte vetëm në Shqipëri, duhet të jetë edhe Kosova por edhe rajoni, edhe Greqia duhet të ishte futur. Ballkani është i vogël dhe çdo shtet është i ndryshëm, do të ishte shumë interesante për ne, në situate të përgjithshme, Shqiperia do të kishte më pak krizë dhe ballkani do të përfitonte”, tha Anita Shushku.

Sipas ekspertit të energjisë Azmer Duleviç, ‘humbjet në rrjet, në mënyrë zyrtare janë llogaritur mbi 22 për qind, por duhet të jenë më shumë’. Shqipëria ka dhe një karakteristikë tjetër, numrin më të madh të konsumatorëve nuk e ka te kompanitë e mëdha por ka konsumatorët familjarë, tha Azmer Duleviç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!