Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës do të kalojë nëpër zyrat e partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në një postim në rrjete sociale, ku thekson se ashtu siç kaloi edhe zgjedhja e Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit do të dndohe edhe me presidentit. Sipas tij nëse bëhet kështu, dihet kush bëhet President
“Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Ashtu siç kaloi edhe zgjedhja e Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit…Kur bëhet kështu, dihet kush bëhet President. Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…’, shkroi Haziri.
Kujtojmë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se synon postin e presidentit, ndërsa sipas tij partnerët e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kur e kanë arritur marrëveshjen për koalicion, nuk janë marrë vesh se kush do të zgjidhet president pas skadimit të mandatit të presidentit Thaçi më 2021.