Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka deklaruar se sot është njohur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Duke folur për gazetarët, avokati Haxhia është shprehur se nuk ka asnjë provë të re që çoi në ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë të Saimir Tahirit dhe bllokimin e pasaportës së tij.
“Sot në zyrë gjeta vendimin e gjykatëses për ndalimin e z.Tahiri jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhej të iniciohej”, u shpreh Mask Haxhia.
Avokati bëri me dije se do ta apelojnë këtë vendim të gjykatës./abcnews.al