Havertz kërkon zyrtarisht largimin nga Leverkusen, një klub anglez në “pole”

schedule15:38 - 20 Korrik, 2020

schedule 15:38 - 20 Korrik, 2020

Kai Havertz është gati të hedhë hapin e madh në karrierë. Ylli i Bayer Leverkusen i ka kërkuar zyrtarisht drejtuesve të klubit largimin sipas raportimeve të Sky Sports UK dhe e ardhmja e tij quhet Premier League.

Katër klube interesohen për 21-vjeçarin ofensiv: Real Madrid, Bayern Munchen, Barcelona dhe Chelsea. “Aspirinat” kërkojnë 90 milion euro për ta lënë të lirë dhe nuk pranojnë lojtarë në shkëmbim.

Kjo shumë tremb tre klubet e para, por jo “Blutë e Londrës”. Havertz, autori i 17 golave këtë sezon me Leverkusen në të gjitha kompeticionet, kërkohet me ngulm nga Frank Lampard dhe drejtuesit e Chelsea janë gati të paguajnë shumën e kërkuar.

Lojtari e ka shprehur publikisht dëshirën për të provuar një aventurë jashtë Bundesligës dhe kalimi në Premier League është një opsion perfekt për të. Blerje fantastike edhe për klubin londinez, që është afër sigurimit të një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit evropian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!