Hauge nga aeroporti: Gati për Milanin, mezi po pres të luaj me Ibrën

schedule20:40 - 29 Shtator, 2020

schedule 20:40 - 29 Shtator, 2020

Mesfushori i Bodo/Glimt, Jens Petter Hauge, është pothuajse një lojtar i Milanit. Klubet kanë gjetur akordin mes tyre dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga kuqezinjtë.

20-vjeçari sot është parë në aeroport në rrugën e tij drejt Milanos, ku sigurisht nuk mund t’iu shpëtonte pyetjeve të gazetarëve. “Ende nuk di shumë rreth kontratë sime, pasi sot do të takohem me agjentët e mi dhe do të mësoj më shumë gjatë ditës.

Sigurisht që mezi po pres të luaj me Zlatan Ibrahimovicin. Ai ka qenë një idhull për mua dhe e kam ndjekur që i vogël. Ibra ka shumë vite në këtë lojë dhe jam shumë entuziast që do të mësoj nga ai. Nëse karriera ime do të jetë sa gjysma e tij, atëherë do të isha i lumtur,” përfundon Hauge. /abcnews.al