Partizani ka triumfuar në derbin e parë kryqytetas për këtë sezon, pasi ka mposhtur Tiranën me rezultatin 2-1. “Demat e Kuq” zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, duke shënuar dy herë. Golat nga Cordeiro dhe Solomon i çuan të besuarit e Lerdës në avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë nisi me Tiranën në sulm, që kërkoi përmbysjen. Partizani u mbrojt mirë dhe arriti të neutralizojë shumë sulme të bardhebluve, deri në minutën e 79-të, kur Edon Hasani shënoi. Ky gol nuk mjaftoi që Tirana të marrë pikë nga ky derbi, i cili dhe njëherë tjetër u fitua nga Partizani./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E diel, më 29 shtator, ora 19:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Tirana-Partizani 1-2
Hasani 79′ / Cordeiro 28′, Solomon 34′
Tirana: Lika, Kerciku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Hasani, Torasa, Cobinnah, Cale, Ngoo. Trajner: Ardian Mema
Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Trashi, Romero, Broja, Cordeiro, Asani, Cinari, Somolon. Trajner: Franco Lerda
Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi
Kartonë të verdhë: Torasa 46’, Çelhaka 76’, Batha 84’ / Broja 50’, Mala 55’, Belica 69’, Cordeiro 84’, Hakaj 90’