Hasani në Greqi: Dialog dhe bashkëpunim. Athina mbështet anëtarësimin në BE

schedule15:09 - 3 Qershor, 2025

schedule 15:09 - 3 Qershor, 2025

Tirana dhe Athina do të cojnë përpara bashkëpunimin dypalësh dhe urë lidhëse për këtë janë pikërisht emigrantët shqiptare në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri.

Ministri i jashtëm Igli Hasani u prit këtë të martë nga homologu Jorgos Gjerapetritis. Ishte shefi I diplomacisë shqiptare ai që ndau detaje nga biseda.

“Biseda jonë ishte e hapur dhe me vizion të qartë për të ardhmen, duke riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e respektit të ndërsjellë, përafrimit strategjik dhe dialogut konstruktiv.”

Jo vetëm bashkëpunimi dy palësh por ministry vlerësoi edhe mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Lidhjet tona bazohen në vlera të përbashkëta, bashkëpunim të ngushtë në kuadër të NATO-s dhe një vizion të përbashkët për një Evropë më të integruar dhe të bashkuar.”

Në një deklaratë për media, ministrja e jashtme Greke thekson partneritetin mes dy vendeve, duke u dhënë një shtyse të re marrëdhënieve mes dy vendeve. Në deklaratën e Gjerapetritis rikonfirmohet edhe njëher mbështetja që vendi fqinj  ka për anëtarësimin e shqipërisë në familjen europiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!