Hasani: Jonuz i vetmi burrë, ja pse u acaruan te goli!

schedule23:04 - 4 Nëntor, 2019

schedule 23:04 - 4 Nëntor, 2019

Alban Hasani, ish-futbollisti i Vllaznisë, tashmë drejtues në akademinë e kuqebluve, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” që transmetohet në ABC Neës. Fillimisht ai deklaroi: “Kampionati është i bukur, kam pak dyshime për Skënderbeun. Po lënë për të dëshiruar. Kisha shpresë prej faktit që morën Ilir Dajën. Vllaznia po bën mirë dhe është një armë plus për Superioren”.

“Për Çinarin ka kohë që kemi folur për të. Është nj produkt 100% i Vllaznisë. Ka luajtur sulmues edhe më parë, ka shënuar mbi 30 gola te moshat. Vjet nuk mori minutat që duhet. Partizani funksionon ndryshe, i qetë, jo si Gjici. Të kesh në stol Asanin dhe Telushin mjafton të kuptohet gjithçka. Më bën përshtypje drejtori i Partizanit, që merr përsipër gjërat”.

“Polemikat janë se golin e ka akorduar arbitri i katërt Hamiti. Del i rregullt nga pamjet. Për faktin që e akordoi i katërti”.

“Jam i drejtpërdrejtë se nuk jam në futboll për bukën e gojës, e kam pasion. Jonuz nuk ka asgjë me  djemtë e akademisë. Ata mund të jenë më të persekutuarit, shikojini lojtarët e rinj, Isufin, Qaradkun, Hakajn e të tjerë. Jonuz është i vetmi trajner që është burrë, nuk ka ardhur për paratë dhe e thotë atë që e mendon. I ka kthyer qetësinë Vllazninë, po merr përsipër si trajner.

E përgëzoj për aktivizimin e Lekës, që luajti mbrojtës i djathtë. Kur u zëvendësua u çua stadiumi në këmbë që të mos dilte. Kur ai firmoi që 16 vjeç u çuan krejt drejtuesit dhe thonin çfarë po bëni. Një klub punon si Laçi, Partizani e Teuta. Shpresoj që Vllaznia të shkojë ku e ka vendin, në privat dhe shumë lart. I duhet Shqipërisë Vllaznia. Ky ekip me këto lojtarë që kanë ardhur, do kishte qenë më mirë me lojtarë shkodran. Kanë ardhur me mendime të mëdha, të shesin lojtarë me 1-2 milionë euro”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!