Has, plagoset me armë gjahu një 28 vjeçar

schedule14:31 - 17 Janar, 2018

schedule 14:31 - 17 Janar, 2018

Një 28 vjeçar me iniciale A.B., është plagosur me armë gjahu në Gjinaj të Hasit. Nga hetimet paraprake mësohet se ngajrja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Shtetasi Zek Asllanaj, 55 vjeç, banues në Gjinaj ka plagosur me armë gjahu, shtetasin A.B., në pjesën e barkut, pas një konflikti.

Policia ka bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit, si dhe është sekuestruar arma e gjahut e dyshuar që është përdorur në vendin e ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikur për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes./abcnews.al