Harxhi: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit politike, ka dëmtuar imazhin e Kosovës

schedule20:22 - 13 Korrik, 2020

schedule 20:22 - 13 Korrik, 2020

Analistja për çështjet e Rajonit, Edit Harxhi në një intervistë për Abc News ka komentuar intervistimin e presidentit Thaçi këtë të hënë në Hagë.

Harxhi në fjalën e saj me gazetaren Mirela Milori,   është shprehur se Thaçi, Veseli dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së shpreson që të dalin të pafajshëm.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se ky është një proces i padrejtë pasi Serbia që ka kryer masakra akoma nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Mendoj se ishte një ditë gjatë për presidentin Thaçi, mendoj se është konsultuar dhe do të konsultohet me avokatët, pasi çdo fjalë e thënë prej tij mund të ndikojë në këtë proces., për këtë mendoj dhe përgjigjen e shkurtër të Thaçit. Thuhet se në qoftëse Thaçi do të kishte zgjedhur të përgjigjej me heshtje seanca mund të kishte përfunduar, por në këtë rast mendoj se ka qenë një seancë ku presidenti është marrë në pyetje. Ne të gjithë shpresojmë që Thaçi dhe të gjithë ushtarët e ushtrisë së Kosovës të dalin të pafajshëm siç kanë dalë dhe shumë të tjerë. Unë mendoj se ky është një proces i padrejtë pasi Serbia akoma nuk e ka njohur Kosovën. Në momentin ku jemi ne duhet të presim që Thaçi dhe Veseli dhe ushtarë të tjerë që do të thirren nga dhomat e specializuara në Hagë do të dalin të pafajshëm”, ka thënë Harxhi .

Gjithashtu analistja ka thënë se aktakuza është politike dhe ka sjellë prishjen e imazhit të Kosovës në këtë situatë ku ndodhet, në lidhje me rinisjen e dialogut me Serbinë.

“Ekipi i zotit Thaçi mendoj se është një ekip që ta nxjerrë të pastër ashtu si Kadri Veseli. Ende nuk ka një aktakuzë publike, në deklaratën e bërë nga prokurori thuhet se bëhet fjalë për rreth 100 të vrarë dhe në fund të deklaratës prokurori thotë se është e sigurt që gjyqtarët do e çojnë për gjykim këtë çështje. Por mendoj se mbrojtësit do të kenë shumë punë për të parë se cilët janë aktakuzat dhe për çfarë akuzohet zoti Thaçi. Jemi në fillimin e një procesi dhe ai është marrë në pyetje para marrjes në pyetje.  Për mua aktakuza është politike siç ishte dhe deklarata kjo e ka dëmtuar shumë Kosovën, pasi sapo janë hedhur hapat e parë për dialogun dhe përfundimin e njohjes reciproke të Kosovës nga Serbia. Imazhi i Kosovës është dëmtuar, pasi në Bruksel apo në Uashington shkon kryeministri i një vendi që nuk është njohur nga 5 shtete  të BE, i një vendi që presidenti mund dënohet për krime njerëzore dhe i një vendi që nuk ka një vend ulës në OKB”, ka thënë analistja./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!