Harvard nën hetim për pranimet preferenciale në Universitet

schedule13:42 - 26 Korrik, 2023

schedule 13:42 - 26 Korrik, 2023

Departamenti Amerikan i Arsimit ka nisur një hetim mbi respektimin e të drejtave civile për personat që aplikojnë për tu pranuar në Universitetin e Harvardit.

Në këtë hetim synohet që të kuptohen nëse ky institucion arsimor  diskriminon personat me ngjyrë apo nëse favorizion pranimet në Universitet për fëmijët e ish-studentëve të diplomuar në Harvard.

Departamenti Amerikan I Arsimit hapi këtë hetim pasi  në fillim të këtij muaji tre grupe mbi mbrojtjen e të drejtave civile argumentuan se pranimet në Harvard kanë një llojë “trashëgimnie familjare” si dhe ka favorizim të studentëve bazuar edhe në ngjyrën e tyre të lëkurës.

Nëse këto pretendime konfirmohet atëherë e gjitha kjo procedure mbi pranimet në Universitet konsiderohet se bie nv kundërshim me një ligj federal për të drejtat civile.

Shumë kolegje dhe universitete përdorin politika të trashëgimisë së pranimeve, por këto politika ndryshuan në muajn qershor kur Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara vendosi që të hedh poshtë këto politika duke kvrkuar ndërgjegjësim mbi racat e ndryshme  që pranohen në universitet.

Në ankesën e paraqitur pranë Departamentit Amerikan të Arsimit , shkruhet se aplikantët që kanë pasur  më herët të afërm të tyre që kanë studiuar në Harvard apo ata të cilët nuk kanë një lëkurë me ngjyrë kanë 7 herë më shumë gjasa për tu pranuar në këtë Universitet.

Harvard një nga Universitetet më të mira të botës ka një shkallë pranimi shumë të vogël në krahasim me aplikimet që merr.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!