Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela jep dakordësinë

schedule14:14 - 27 Qershor, 2022

schedule 14:14 - 27 Qershor, 2022

Harta e re gjyqësore, ka marrë dakordësinë edhe nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela. Kjo vjen në një kohë ku qindra avokatë kanë bojkotuar seancat gjyqësore kundër hartës së re gjyqësore.

“Në këtë vështrim, sipas kushtetutës dhe ligjit përfshihet dhe sistemi i prokurorisë, me ndikim në riorganizimin e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe prokurorisë pranë gjykatës së apelit me juridiksion të përgjithshëm sipas kompetencave tokësore të gjykatave, riorganizim të cilin e vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësimin e funksionalitetit, eficencës dhe efektivitetit në sistemin e prokurorisë”, shkruhet në letër.

Në letrën që i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Çela thotë se vlerësojnë frymën e këtij bashkërendimi dhe koordinimi ndërinstitucional në përballje me nevojat për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të reduktuar.

/abcnews.al/