Harta e re 3D e NASA-s na “dërgon” në Mars

schedule09:42 - 11 Prill, 2023

schedule 09:42 - 11 Prill, 2023

Një “udhëtim” virtual në Mars u ofrohet përdoruesve përmes  hartës  3D të NASA -s. Është një hartë ndërvepruese e Mozaikut Global CTX të ‘planetit të kuq’, që paraqet 110,000 imazhe të marra nga Kamera e Konteksit (CTX) e Orbiterit të Zbulimit të Marsit (MRO) të NASA-s.

Në një postim në faqen e saj, NASA e përshkruan mjetin si “imazhin global me rezolucion më të lartë të planetit të kuq i prodhuar ndonjëherë”. Kjo hartë e veçantë është aq e detajuar, saqë mbulon rreth 25 metra katrorë të sipërfaqes së Marsit në çdo piksel.

Si shkencëtarët dhe publiku mund të shfletojnë një hartë të re botërore të Marsit, e cila tregon shkëmbinj, kratere dhe shtigje pluhuri me detaje mahnitëse. Ai përdor një mozaik të përbërë nga 110,000 imazhe nga Orbiteri i Zbulimit të Marsit të NASA-s”, tha NASA në llogarinë e saj zyrtare në Twitter./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!