Harta e lagjeve me fëmijë të zhurmshëm, shkakton polemika në Japoni

schedule15:27 - 20 Shkurt, 2021

schedule 15:27 - 20 Shkurt, 2021

Janë 6 mijë vendet e sinjalizuara nga japonezët në Dorozoku, harta online që tregon lagjet më të zhurmshme për shkak të fëmijëve që luajnë në rrugë apo të rriturve që flasin me zë të lartë.

Lajmi është raportuar nga mediat e huaja  dhe prek një pikë të ndjeshme të popullsisë japoneze, e njohur për qetësinë e saj dhe për vendet që i ngjajnë oazeve të heshtjes.

Harta e zhurmave ka ngjallur kritika dhe shqetësime për mungesën e tolerancës që po vihet re gjithnjë e më shuma nga ana e të rinjve. Duke klikuar në ikona të ndryshme, mund të zbulohet origjina e shqetësimit dhe niveli i bezdisjes, pasi mund të lexohen vërejtjet e shkruara nga banorët e lagjes.

Pjesa më e madhe e sinjalizimeve ankohet për fëmijët, të cilët shkaktojnë shumë zhurmë, por që në të vërtetë janë veprime të jetës së përditshme: fëmijë që luajnë me top, të porsalindur që qajnë, kopshte dhe oborre shkollash me fëmijë të zhurmshëm dhe grupe të rinjsh që shëtisin nëpër rrugë.

Ka nga ata që falënderojnë për ndihmën konkrete pasi mund të zgjedhë një zonë të qetë ku të jetojnë, persona të tjerë janë ofenduar pasi e konsideronin veten si fqinjë të qetë dhe shtëpi model. Të tjerë akuzojnë se një gjë e tillë nxit grindjet mes fqinjëve.

Problemi i zhurmave u bë më i dukshëm gjatë pandemisë ku shumë persona dhe fëmijë u detyruan të qëndrojnë në shtëpi.

Në vitin 2012, banorët e një lagjeje në Tokio, hodhën në gjyq dhe kërkuan dëmshpërblim nga një kopsht fëmijësh pasi ata ishin shumë të zhurmshëm.

Një status i periferisë ndalonte zhurmat mbi 45 decibel, përfshirë dhe ata që shkaktohen nga fëmijët. Rregullorja është modifikuar për të inkurajuar banorët që të shmangin veprimet ligjore, duke i ftuar të flasin me njëri tjetrin, por pa e ngritur zërin./abcnews.al