Harta e Komisionit Europian që irritoi qytetarët e Ballkanit Perëndimor: Ku janë shtetet tona?

schedule15:55 - 12 Gusht, 2022

schedule 15:55 - 12 Gusht, 2022

Qindra qytetarë të Ballkanit Perëndimor kanë shpërthyer në komente kundër një postimi të bërë nga Komisioni Europian. Këta të fundit në rrjetet e tyre sociale kanë publikuar një hartë me simbole që karakterizojnë çdo vend të unionit, por kanë lënë jashtë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë.

Serbia, Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë lënë vetëm me një tokë jeshile. Kjo nuk është pëlqyer nga qytetarët e këtyre vendeve të  cilët kanë kritikuar Komisionin Europian për këtë lënie jashtë të Ballkanit Perëndimor.

/abcnews.al/