Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një hap drejt normalizimit pas Brexit, Gjibraltari heq barrierat me Spanjën

schedule11:33 - 15 Korrik, 2026

schedule 11:33 - 15 Korrik, 2026

Komisioni Europian dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan dje zyrtarisht një traktat për statusin e Gjibraltarit, i cili do të mundësojë lehtësimin e kontrolleve kufitare mes këtij territori britanik dhe Spanjës, pa iu nënshtruar formaliteteve të vendosura pas Brexit.

Sipas marrëveshjes, banorët e Gjibraltarit do të mund të hyjnë në Spanjë duke përdorur kartat e rezidencës, pa pasur nevojë të paraqesin pasaportë, ndërsa qytetarët spanjollë do të përdorin kartat e identitetit.

Në anën tjetër, udhëtarët që do të hyjnë në Gjibraltar do t’i nënshtrohen kontrollit të pasaportave si nga autoritetet e territorit, ashtu edhe nga ato spanjolle.



Komisioneri europian Maroš Šefčovič e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes si “historik”, pasi sipas tij do t’u japë fund “barrierave për 15 mijë personat që kalojnë çdo ditë mes Spanjës dhe Gjibraltarit”.

“E mirëpres nënshkrimin e sotëm në Bruksel të marrëveshjes mes Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar për Gjibraltarin. Ky është një hap historik që plotëson kuadrin e marrëdhënieve pas Brexit”, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

Sipas Costës, marrëveshja do të mbështesë prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit, duke ruajtur njëkohësisht hapësirën Shengen, tregun e përbashkët dhe bashkimin doganor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!