Harry Kane humbet durimin, projekton largimin nga Spurs dhe zgjedh klubin e ri

schedule19:37 - 26 Prill, 2021

schedule 19:37 - 26 Prill, 2021

Tottenham edhe një herë nuk arriti të fitojë një trofe madhor, teksa para pak ditësh Manchester City i mundi në finale të EFL Cup. Duke parë këtë situatë Harry Kane duket se i ka sosur durimi.

Mediet angleze raportojnë sulmuesi kërkon të laergohet nga Tottenham, për të kaluar në një klub më tradicional, ku të ketë mundësi më të mëdha për të fituar tituj.

Mësohet se Manchester United është në “pole” për yllin e Anglisë. Kontrata e Kane me Tottenham përfundon në verën e vitit 2024 dhe Tottenham nuk e lëshon pa një çmim të arsyeshëm. /abcnews.al