Harry Kane apo Erling Haaland? Guardiola ka një lajm të keq për tifozët

schedule17:57 - 7 Korrik, 2021

schedule 17:57 - 7 Korrik, 2021

Harry Kane dhe Erling Haaland; Pep Guardiola e do njërin prej tyre në skuadër, por të dy kushtojnë shumë shtrenjtë dhe Manchester City e ka të vështirë të plotësojë dëshirat e Tottenham apo Dortmund.

Trajneri i “Cityzens”, Pep Guardiola tregohet i sinqertë në deklaratën e dhënë për TV3, aty ku konfirmon që klubi i tij e ka të pamundur t’i dhurojë një goleador të madh, të paktën për momentin.

Gabriel Jesus dhe Ferran Torres kanë realizuar gjëra të jashtëzakonshme si numra nëntë fals. Më pas janë edhe lojtarët e rinj të Akademisë, të cilët në shumicën e rasteve luajnë pa një bomber në majë të sulmit.

Nuk ia kam idenë se çfarë do të ndodhë në merkato. Ndoshta mund të blejmë ndonjë sulmues, ndoshta jo. Për momentin nuk ekziston mundësia të vijë një sulmues, duke parë se për çfarë shifrash bëhet fjalë.

Të gjithë klubet e futbollit ndodhen në vështirësi financiare, Manchester City nuk bën përjashtim“, theksoi trajneri spanjoll i kampionëve të Anglisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!