Për herë të parë, Princi Harry tregon historinë e tij, të vërtetën e tij për familjen mbretërore dhe si është të jetosh një jetë si një trashëgimtar alternativ i fronit. Pas dokumentarit me gruan e tij, Meghan Markle, në Netflix që zbuloi informacione në lidhje me Pallatin Buckingham, Duka i Sussex-it në autobiografinë e tij vazhdon me një mori zbulimesh të reja që nga mosha 17-vjeçare kur bëri për herë të parë seks dhe përdori kokainë, madje edhe marrëdhëniet e tij me babain, mbreti Charles.
Libri, i cili do të dalë zbulon detaje për marrëdhënien e Princit Harry me familjen e tij, të cilat nuk janë publikuar kurrë më parë.
Princi Harry ka zbuluar fjalët e fundit që i pëshpëriti gjyshes së tij, Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, kur mbërriti në shtratin e vdekjes vetëm disa orë pasi ndërroi jetë shtatorin e kaluar. Sipas Dukës së Sussex-it, ai i tha gjyshes së tij të ndjerë se “shpresonte që ajo të ishte e lumtur” dhe se ajo do të ishte me gjyshin e tij, Princin Philip, i cili kishte vdekur një vit më parë në moshën 99-vjeçare.
Harry shkruan gjithashtu në libër se i tha asaj se “e admironte për përmbushjen e detyrave të saj deri në fund”, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj në festimet e jubileut platin të Mbretëreshës atë verë.
Ndoshta pretendimi më shpërthyes i Harrit është se vëllai i tij Princi William e shtyu atë në dysheme në një debat për gruan e Harrit, Meghan.
Harry thotë se ai dhe Princi William i kishin kërkuar babait të tyre që të mos martohej me Camilla Parker-Bowles, e cila tani është Mbretëresha e Britanisë. Megjithatë, ai shkruan se ai dhe William përfunduan duke i uruar babait të tyre një martesë të lumtur dhe kishin pak simpati për marrëdhënien e tyre.
Ai gjithashtu i referohet thashethemeve mediatike se ai ishte fryt i një lidhjeje midis Major James Hewitt dhe nënës së tij, Princeshës Diana dhe pretendon se babai i tij Mbreti Charles shpesh bënte shaka se nuk e dinte se kush ishte babai i tij i vërtetë. Harry thotë se ideja është absurde duke pasur parasysh se nëna e tij nuk e takoi Hewitt deri shumë kohë pasi ai lindi./abcnews.al