Harruan sobën ndezur, merr flakë banesa në Gjirokastër

schedule18:26 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 18:26 - 2 Dhjetor, 2021

Një banesë në lagjen “Kodrat e Shtufit” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Mësohet se shkak është bërë soba e drurit në dhomën kryesore të banesës 1-katëshe në pronësi të Eqerem Fejzos.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në dhomën ku kanë rënë zjarri ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. /Abcnews.al