Korça dhe Pogradeci ditët e fundit ka shënuar raste me Covid 19, por duket se një gjë e tillë nuk është bërë pengesë për turistët.
Fundjava në Korçë ka qenë e mbushur me turistë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për Abc News se Pazari i Korçës është një ndër vendet më të frekuentuara ku turistët dynden në rrugë dhe nuk respektojnë masat mbrojtëse.
Ndërkohë deri më tani zonat më të paprekura nga koronavirusi në Korçë janë, Maliqi, Devolli dhe Pusteci, ndërkohë në Kolonjë është konfirmuar rasti i parë, që është një e moshuar.
Sipas burimeve të Abc Neës, mësohet se e moshuara mund të jetë infektuar në kryeqytet./abcnews.al