Harris pranon humbjen/ Zv.presidentja telefonon Trump dhe i uron fitoren e zgjedhjeve

schedule19:58 - 6 Nëntor, 2024

schedule 19:58 - 6 Nëntor, 2024

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka telefonuar Donald Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, sipas CBS News.

Gjatë telefonatës, Harris theksoi transferimin paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët, tha një ndihmës i lartë i Harris për CBS.

Ajo pritet t’i drejtohet publikut kur të mbajë fjalën në Universitetin Howard më vonë këtë të mërkurë.

Kamala Harris nuk arriti të bëhej presidentja e parë femër e SHBA. Ajo është, në fakt, e dyta pas Hillary Clinton që nuk arrin të mundë kandidatin republikan Donald Trump.

Harris përfundimisht nuk arriti të bindë shumicën e rreth 244 milionë votuesve amerikanë me narrativën që ndërtoi: një ish-prokurore që kandidoi kundër një të dënuari, një avokate e të drejtave riprodhuese të grave kundër burrit që ndihmoi në përmbysjen e vendimit historik Roe v. Wade, një demokrate e gjeneratës së ardhshme që konkurroi kundër një republikani 78-vjeçar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!