Haradinaj thirrje Vuçiç: Njih Kosovën, gati të pajtohemi me Serbinë

schedule13:00 - 12 Qershor, 2019

schedule 13:00 - 12 Qershor, 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova është e gatshme të pajtohet me Sebinë. Ai i ka bërë thirrje popullit të Serbisë për pajtim, ndërsa një apel e ka pasur për kreun e shtetit të tyre. Haradinaj i kërkon Vuçiç që të njohë Kosovën si shtet të pavarur brenda kufijve të saj.

“Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtuar me Serbinë. Populli ynë guxon me u pajtuar me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe Presidentit Vuçiç që ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë.  Të fokusohemi tek vendet e punë për qytetarët tanë, në mundësinë për jetë, në qeverisjen më të mirë , në luftimin e korrupsionit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit në mënyre që brezave të tjerë tu lëmi liri. Tu lëmë respektin dhe jo luftën për territore dhe kufij. Kosova është e gatshme me u pajtuar dhe si e tillë i bën thirrje Serbisë për pajtim”, tha Haradinaj gjatë 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!