Haradinaj “shkund” Kurtin: Policia s’duhet të paguajë çmimin e veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë

schedule15:25 - 26 Qershor, 2023

schedule 15:25 - 26 Qershor, 2023

KOSOVË- Ish-kryeministri dhe njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur lirimin e tre policëve, të cilët prej ditësh qëndronin në paraburgim në shtetin serb.

Ai thekson se ky është një lajm i mirë, ndërsa shtoi se presidenti serb dhe kryeministri Albin Kurti nuk mund t’i ikin përgjegjësive të tyre, të cilat pasuan me rrëmbimin e tre efektivëve.

“Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre. As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë”, shkruan ai.

Ai shtoi se Policia e Kosovës nuk duhet kurrsesi të paguajë çmimin e veprimeve të papërgjegjshme, të kryera nga qeveria e Albin Kurtit.

“Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme e kalkuluese politike të regjimit në Serbi, apo të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë në Prishtinë, e cila çoi në rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj, për më shumë se dhjetë ditë”, shtoi ai.

Për lirimine tre efektivëve, Haradinaj falënderoi publikisht angazhimin e treguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lirimi i tyre është bërë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së diplomacisë amerikane, prandaj gjithë falënderimi dhe mirënjohja jonë shkon për ta”, shtoi Kurti./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!