Haradinaj raporton për deportimin e gylenistëve

schedule13:30 - 30 Nëntor, 2018

schedule 13:30 - 30 Nëntor, 2018

Gjatë raportimit të tij për deportimin e gylenistëve, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se ishte vënë në dijeni nga një diplomat i huaj dhe se ndoshta as presidenti Hashim Thaçi nuk ka pasur informacione për atë që po ndodhte.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë para komisionit hetimor për deportimin e turqve se ndoshta as presidenti i vendit Hashim Thaçi s’ka qenë i njoftuar për aksionin në fjalë. Ai ka këmbëngulur që ky aksion ka qenë i nxituar dhe i panevojshëm. Mediat kosovare raportojnë se kreu i ekzekutivit theksoi se përderisa as ai si kryeministër ska qenë i informuar ndoshta as kreu i shtetit nuk ka pasur informacione. Më tej Haradinaj sqaroi se kishte pyetur zyrtarët e lartë të policisë se nga kush e kishin marrë urdhërin, dhe përgjigja ishte se vendimi u morn ë nivel kombëtar. Madje njëri prej shtetasve turq të deportuar është ndaluar gabimisht.

Por haradinaj ka justifikuar dhe ish drejtorin e policisë së Kosovës Shpend Maxhuni duke thënë se ai nuk kishte asnjë faj për aksionin në fjalë. Sipas tij, përgjegjës janë ata që kanë dhënë urdhër për aksionin, e që policia vetëm e ka zbatuar. Kryeministri i Kosovës këmmbënguli se derik më tani askush nuk i ka kërkuar të mbyllë shkollat turqe në vebnd dhe as kolegjin “Mehmet Akif”. Sipas Haradinaj i vetmi informacion që ka pasur ishte se është bërë një kërkesë te Prokuroria e Kosovës për hetime ndaj disa shtetasve turq në Kosovë, dhe se fakti që askush nuk e ka informuar për ndalimin e tyre, konsiderohet një fyerje ndaj shefit të ekzekutivit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!