Haradinaj premton krijimin e ushtrisë dhe liberalizimin e vizave për Kosovën

schedule16:24 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 16:24 - 15 Dhjetor, 2017

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe liberalizimi i vizave për vendin do të përmbushen në mars të vitit 2018. Është ky premtimi i kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, i cili tha se në 18 dhjetor do të diskutohet për këto dy çështje në Bruksel.

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj deklaroi se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të ndodhë në muajin mars të vitit të ardhshëm, muaj kur pritet të ndodhë dhe liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë në zonën Shengen. Në një intervistë për mediat vendase kreu i qeverisë shtoi se në 18 dhjetor do të flasë për këto çështje në Bruksel me drejtues të lartë të Bashkimit Europian. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO nuk janë kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës por kërkojnë që të ndodhë pas ndryshimeve kushtetuese. Kundër kësaj ideje është Serbia e cila nuk pranon pavarësinë e Prishtinës. Ndërsa për liberalizimin e vizave, Bashkimi Europian i kërkon Kosovës të respektojë dy kushtet e fundit, ratifikimin në parlament të marrëveshjes me Malin e ZI për demarkacionin dhe një luftë më efikase kundër korrupsionit dhe kriminalitetit në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!