Haradinaj porosi për subjektet politike: Të bëhemi një për Kosovën

schedule14:39 - 20 Janar, 2021

schedule 14:39 - 20 Janar, 2021

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një thirrje publike për subjektet e tjera politike në vend.

Haradinaj tha se që të gjitha partitë politike duhet bashkuar, ashtu siç kanë ditur të bashkohen shqiptarët në ditë të vështira.

Të bëhemi një për Kosovën. E di qe e kemi ëndërr të gjithë ne që Kosova jo vetëm të forcojë ushtrinë dhe sigurinë, pro të realizohet në NATO. E kemi poashtu ëndërr ti bashkohemi familjes evropiane, do të punojmë në këtë drejtim”, tha ai.

Haradinaj ndër të tjera thekon se në disa raste dhe vetë ai ka qenë i zhgënjyer me politikën në Kosovë dhe në raste të caktuara politikanët janë marrë me njëri-tjetrin, e jo me problemet e Kosovës.

Zgjidhja është të jemi të qëndrueshëm, të mos dorëzohemi. Të bashkohemi më 14 shkurt, ashtu siç dinë shqiptarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!