Haradinaj përplasje verbale me zyrtaren e BE-së

schedule14:19 - 1 Prill, 2019

schedule 14:19 - 1 Prill, 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federika Mogerini, i ka shkaktuar vendit trauma politike, për shkak të mënyrës se si ka ndërmjetësuar dialogun me Serbinë.

Gjatë pjesëmarrjes në debatin e organizuar në Prishtinë nga “Instituti Epik” në 3 vjetorin e “Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”, ka pasur përplasje verbale mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Mediat kosovare raportojnë se kreu i ekzekutivit Haradinaj është shprehur qartë se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini ka dëmtuar dialogun Kosovë-Serbi dhe ka shkaktuar traumë politike duke devijuar dialogun.

Kjo deklaratë erdhi pasi Apostolova tha se taksa 100 %  ndaj produkteve serbe, ka shkaktuar vështirësi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Sipas saj taksa është shkelje e MSA-së dhe e bën Kosovën një vend më pak tërheqës për tregti.

Në fund të fjalës ajo i ka kërkuar Kryeministrit Haradinaj që të rishqyrtojë vendimin për taksën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!