Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur nga Durrësi, edhe njëherë qëndrimin e tij kundër ndryshimti të kufijve. Në konferëncën e përbashkët për shtyp të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kreu i ekzekutivit kosovar tha se Kosova i ka kufijtë e saj dhe duhen respektuar.
“Po flitet shumë për kufijtë, por Kosova i ka kufijtë e vet. I ka me Shqipërinë, i ka me Malin e Zi, i ka me Maqedoninë, i ka me Serbinë. Ne i respektojmë këta kufij dhe nuk mendojmë se duhet ndonjë kreativitet i ri në dizenjim të tyre, por duhet të respektojmë kufijtë që kemi”.
Gjatë fjalës së tij në konferëncë Haradinaj apeloi që BE t’i heqë vizat për lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë.
“Kemi ende vështirësi kur qytetarët tanë kalojnë në Serbi, kur kalojnë në Bosnje”.
Kryeministri kosovar njoftoi se në fund të Nëntorit do të mbahet takimi i përbashkët i dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Pejë. /abcnews.al