Haradinaj: Nesër mund të votohet qeveria e re

schedule15:52 - 1 Qershor, 2020

schedule 15:52 - 1 Qershor, 2020

Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka gjasë që sot gjatë ditës të publikojë aktgjykimin e plotë për ligjshmërinë e dekretit të mandatarit. Sipas tij, nëse ndodhë një gjë e tillë, nesër mund të thirret seanca për votimin e Qeverisë Hoti.

Haradinaj thotë se tashmë partive që kanë nënshkruar koalicionin u ka mbetur vetëm që të presin publikimin e aktgjykimit të plotë.

Mendoj që është momenti kur mundet Gjykata me publiku vendimin, që i hap rrugë anës procedurale, asgjë tjetër s’ka mbetë vetëm çështje procedurale. Mundësitë janë reale që për nesër, asgjë tjetër s’ka mbetë nga koha e vendimit, me shpesë që nesër, misioni më i vështirë të kësaj qeverie është shpëtimi i ekonomisë, besoj që do të jemi të suksesshëm”, tha ai.

Haradinaj ka treguar edhe emrat e ministrave, derisa tha se ka mundësi reale që të thirret nesër seanca./abcnews.al