Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 prill

schedule15:59 - 6 Mars, 2026

schedule 15:59 - 6 Mars, 2026

Takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë ka përfunduar.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas përfundimit të diskutimeve, ka treguar cilat data janë përmendur si të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai bëri të ditur se 5, 12 dhe 19 prilli janë si opsione, por mund të ketë edhe datë tjetër.



“Në opsion janë datat 5, 12 dhe 19 prill, mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, varësisht prej zhvillimeve. Ne nuk kemi një datë të preferuar, sepse tash jemi në auto pilot. Ne i respektojmë cilëndo datë”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu kritikoi Vetëvendosjen për mungesën në takim.

“Një shije e keqe ishte mos pjesëmarrja e Vetëvendosjes me partnerët e tyre qeverisës. Kuptohet, edhe Lista Serbe mungoi në takim. Është e pakuptimtë mos pjesëmarrja e tyre”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!