Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar togerin Mendim Muçiqi për diplomimin e tij në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Mbretëri të Bashkuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj u shpreh se e gjithë kjo përgatitje e oficerëve dhe nënoficerëve është falë ndihmës së aleatëve, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë e Kosovës duke lehtësuar orientimin drejt integrimeve euro-atlantike.
“Urime togerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mendim Muçiqi, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Mbretëri të Bashkuar, pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj. Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet ushtarake më prestigjioze”, shkruan Haradinaj në Facebook.