Haradinaj kritika kryeministrit: E keqja ka emër, Albin Kurti

schedule11:55 - 21 Shkurt, 2025

schedule 11:55 - 21 Shkurt, 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar sërish me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, për kryeministrin Albin Kurti, ai shprehet: “E keqja ka emër – Albin Kurti”.

Partia e Haradinajt, që në zgjedhjet e 9 shkurtit ka pasur një listë të përbashkët me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, ka marrë 8 për qind të votave.

Bazuar në rezultatet e deritanishme ata në Kuvend do të kenë 8 deputetë prej të cilëve 3 janë nga Nisma Socialdemokrate.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!