Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas kthimit në Prishtinë nënvizoi se SHBA mbështet transformimin e forcave të sigurisë në Ushtri. Gjithashtu bëri me dije se gjatë vizitës në SHBA është pyetur për qëndrimin e tij lidhur me propozimin për korrigjimin e kufijve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ka përfunduar vizitën në Amerikë, nga aeroporti i Prishtinës ka mbajtur një konferencë për media. Ai tregoi detaje lidhur me qëndrimin e tij në SHBA dhe mbështetjen që mori.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: “Kam pasur takim me ministrin e mbrojtjen Matis se Kosova e ka bekimin e Amerikës për Ushtrinë e Kosovës, pra kemi përkrahjen e departamentit të mbrojtjes së SHBA-ve”.
Sipas tij gjatë kësaj vizite, ka marrë pyetje edhe për idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit ku SHBA-të kanë ofruar mbështetje për një marrëveshje të ligjshme.
“Ka pasur interesim për pikëpamjet e Prishtinës për korrigjimin e kufirit, kemi pasuar takime të shumta SHBA ka shprehur pikëpamjet që një marrëveshje obligative është e nevojshme por jo përmes lëvizjes së kufijve dhe të territoreve. Kur flasim për sovranitet kufijtë janë sovraniteti dhe nuk kam hasur në vështirësi të asnjë palë, nuk kemi arsye për shqetësim SHBA-të nuk kanë sugjeruar sesi duhet të arrihet marrëveshja”.
Ndërkaq për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, Haradnaj tha se është vizitë e rregullt pasi Kosova është e të gjithëve. Gjithashtu sugjeroi që presidentit në vazhdimësi duhet të vizitojë çdo pjesë të vendit./abcnews.al