Mediat kosovare raportojnë se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet ende në aeroportin e Sofjes.
Avioni ku ndodhej Haradinaj nuk ka mundur të ulet në Prishtinë në orarin e caktuar, për shkak të kushteve metereoplogjike, dhe është kthyer prapa. Ka qenë zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi që ka konfirmuar lajmin. Ajo shtoi se po bëhen përpjekje, në bashkëpunim me ambasadën kosovare në Bullgari, që kryeministri të kthehet sa më shpejt në vend.
Ende nuk dihet nëse Haradinaj do të udhëtojë me automjet, apo do të presë të niset me avion por zëdhënësja e qeverisë së tij, nuk është e sigurt nëse kryeministri do të jetë i pranishëm në parlament gjatë ditës, ku pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi. /abcnews.al