Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur të enjten se më 2 shtator duhet të synohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Haradinajt, Avdullah Hoti duhet të thotë në takimin e 2 Shtatorit se ka shkuar për njohjen finale.
“Ka një seri temash ekonomike që Kosova dhe Serbia i kanë të definuara, ato mund të përfshihen në një pako, shpresoj që të ketë kurajo politike për një marrëveshje finale për marrëveshjen reciproke dhe të kërkojmë njohjen,” u shpreh ai.
Haradinaj shtoi po ashtu se njohja nuk nënkupton se duhet të ketë kompensim ndaj njëri-tjetrit.
“Njohja reciproke është akt politik i dy shteteve, pastaj të gjitha temat e tjera mund të bisedohen pastaj, por fillimisht duhet që të ketë njohje, sepse pa njohje nuk mund të zgjidhen ato tema,” deklaroi në Prime Time, Haradinaj. /abcnews.al/