Haradinaj: AAK do të paraqesë së shpejti zgjidhjet mbi temat e dështuara nga Qeveria Kurti

schedule20:57 - 28 Shtator, 2022

schedule 20:57 - 28 Shtator, 2022

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot gjatë një takimi me qytetarët e Istogut, ka shkëmbyer mendime për zhvillimet në vend, duke përfshirë grevën në arsim.

Haradinaj ka thënë se partia që ai drejton së shpejti do të paraqesë zgjidhjet për temat kryesore në të cilat sipas tij ka dështuar plotësisht qeveria aktuale.

Ai theksoi se AAK-ja ka kërkuar ndihmën e ekspertëve që dëshirojnë të kontribuojnë për programin e ardhshëm qeverisës.

Në takim me qytetarët e Istogut, kryetari Haradinaj ka ndarë shqetësimin për ndërprerjen e investimeve kapitale dhe investimeve në energji, si dhe qasjen e Qeverisë Kurti ndaj kërkesave të grevistëve në arsim, të cilat nuk po gjejnë zgjidhje tash e më shumë se një muaj.

Kreu i AAK-së ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin theksoi se duhet të përmbyllet me marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, e cila në qendër do të ketë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues në qendër.

“Koha më e mirë që qeveria jonë të mos ketë dilema dhe të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.