Hapja e shkollave për plotësimin e orëve online, shumë pak nxënës në klasa në Fier dhe Vlorë

schedule11:25 - 1 Shtator, 2020

schedule 11:25 - 1 Shtator, 2020

Prej ditës së djeshme ka nisur mësimi në shumë shkolla të vendit për të gjithë nxënësit e fillores të cilët kanë pasur mungesë të plotësimit të orëve online.

Në Vlorë kanë nisur mësimin për plotësimin e mungesës së orëve online, 76 nxënës.

Gazetari Elton Nika raporton për Abc News se nxënësit dhe mësimi zhvillohet sipas protokollit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë mësuesit dhe nxënësit që kanë nisur frekuentimin e shkollës, ndjekin me përpikmeri masat anti Covid.

“Sot janë katër nxënës, pasi gjatë mësimit online kanë pasur probleme. Unë mendoja se do të kisha shumë punë në lidhje me këtë mungesë, por falenderoj prindërit për punën e bërë, dhe pse me angazhime të tjera familjare”, është shprehur një mësuese.

Ndërsa një nga nxënëset thekson se mësueset i kontrollojnë për mbajtjen e maskave.

Shkolla ka filluar dhe në Fier ku nxënësit që po frekuentojnë mësimin për plotësimin e orëve mungese, ndjekin me përpikmëri rregullat anti Covid.

Nxënësit janë në kushtet e duhura, për të respektuar masat mbrojtëse ndaj koronavirusit. Ne jemi gjithashtu duke shpërndarë tekstet shkollore për të gjithë pjesën tjetër. Klasat janë bërë gati, dhe aktualisht presim vetëm disinfektat dhe maska për mësuesit dhe nxënësit. Gjithashtu kemi gati dhe piketat e qëndrimit në oborrin e shkollës’, ka thënë drejtoresha e një shkolle 9-vjeçare në Fier./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!